Ju lutemi zgjidhni gjuhën tuaj:

Deklarata e privatësisë

1. Mbrojtja e të dhënave me një shikim

Udhëzime të përgjithshme

Faleminderit për interesin tuaj për shërbimin tonë. Përveç gjërave të tjera, ne i marrim shumë seriozisht të drejtat tuaja për privatësi, mbrojtje të dhënash dhe vetëvendosje informuese.

Udhëzimet e mëposhtme paraqesin një vështrim të thjeshtë kundrejt asaj, se çfarë ndodh me të dhënat tuaja personale, kur ju vizitoni faqen tonë të uebit. Të dhënat personale janë të gjitha të dhënat, me të cilat mund të identifikoheni ju personalisht. Informacione më të detajuara mbi temën e mbrojtjes së të dhënave gjeni në deklaratën tonë të privatësisë të vendosur poshtë këtij teksti.


Regjistrimi i të dhënave në faqen tonë të uebit

Kush është përgjegjës për regjistrimin e të dhënave në këtë ueb sajt?

Përpunimi i të dhënave në këtë ueb sajt kryhet nga operuesi i faqes së uebit. Të dhënat e kontaktit të tij mund ti gjeni në kreun e këtij ueb sajti.

Si i regjistrojmë ne të dhënat?

Të dhënat tuaja vlerësohen nga njëra anë në atë mënyrë, që ju na i bëni neve me dije ato. Në këtë rast mund të bëhet fjalë për të dhëna, të cilat ju i vendosni në një formular kontakti.

Të dhënat e tjera regjistrohen automatikisht gjatë vizitës te faqja e uebit nëpërmjet sistemeve tona IT. Këto janë mbi të gjitha të dhëna teknike (p.sh. Browser-i i internetit, sistemi operativ ose ora e thirrjes së faqes). Regjistrimi i këtyre të dhënave kryhet automatikisht, sapo ju të futeni në faqen tonë të uebit.

Përse i përdorim ne të dhënat tuaja?

Një pjesë e të dhënave vlerësohet, për të garantuar një vënie në dispozicion pa gabime të faqes së uebit. Të dhëna të tjera mund të përdoren për analizën e sjelljes tuaj si përdorues.

Çfarë të drejtash keni ju në lidhje me të dhënat tuaja?
Ju keni të drejtën të merrni informacion falas mbi prejardhjen, marrësin dhe qëllimin e të dhënave tuaja personale të ruajtura. Përveç të tjerave ju keni gjithashtu të drejtën, që të kërkoni korrigjimin, bllokimin ose fshirjen e këtyre të dhënave. Në lidhje me këtë gjë ose me pyetje të tjera mbi temën e mbrojtjes së të dhënave mund të lidheni me ne në çdo kohë në adresën e dhënë në kreun e faqes. Përveç të tjerave ju posedoni edhe të drejtën e ankimit pranë autoritetit përgjegjës monitorues.
Tools analizimi dhe tools të palëve të treta

Gjatë vizitës te faqja jonë e uebit, sjellja juaj gjatë lundrimit në faqe mund të vlerësohet nga ana statistikore. Kjo gjë ndodh mbi të gjitha me Cookies dhe me të ashtuquajturit programet e analizimit. Analiza e sjelljes tuaj gjatë lundrimit normalisht kryhet në mënyrë anonime: sjellja gjatë lundrimit nuk mund të ndiqet mbrapa deri te ju. Ju mund ta kundërshtoni këtë analizë ose të pengoni atë duke mos përdorur tools të caktuara. Informacione të detajuara për këtë gjë gjeni në deklaratën e mëposhtme të privatësisë.

Ju mund ta kundërshtoni në çdo moment këtë analizë. Në lidhje me mundësitë e kundërshtimit do të informoheni në këtë deklaratë të privatësisë.

2. Udhëzime të përgjithshme dhe informacione të detyrueshme

Mbrojtja e të dhënave

Operuesit e këtyre faqeve e marrin shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave tuaja. Ne i trajtojmë me konfidencialitet të dhënat tuaja personale dhe në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave si dhe me këtë deklaratë të privatësisë.

Nëse ju e përdorni këtë faqe uebi, vlerësohen të dhëna të ndryshme personale. Të dhënat personale janë të dhënat, me të cilat mund të identifikoheni ju personalisht. Deklarata e privatësisë që keni para shpjegon se cilat të dhëna vlerësojmë ne dhe përse i përdorim ne ato. Ajo shpjegon gjithashtu se si dhe për çfarë qëllimi kryhet kjo gjë.

Ne ju tërheqim vëmendjen që transmetimi i të dhënave në internet (p.sh. gjatë komunikimit me E-Mail) mund të paraqesë dobësi për sa i përket sigurisë. Mbrojtja e plotë e të dhënave kundrejt aksesit të palëve të treta nuk është e mundur.
Këshillë për pikën përgjegjëse

Pika përgjegjëse për përpunimin e të dhënave në këtë faqe uebi është: 

Isak Neziri
Lotte-Branz-Str. 8
80939 München

Telefon: +49 (0) 89 60 03 40 27
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Pika përgjegjëse është personi fizik ose juridik, i cili i vetëm ose bashkë me të tjerë vendos mbi qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale (p.sh. emrat, adresat e E-Mail-it ose të tjera të ngjashme).

Revokimi i miratimit për përpunimin e të dhënave

Shumë procese për përpunimin e të dhënave janë të mundura vetëm me miratimin tuaj të shprehur. Ju mund ta revokoni në çdo kohë një miratim të dhënë tashmë. Për këtë gjë mjafton një njoftim formal me E-Mail drejtuar te ne. Ligjshmëria e përpunimit të të dhënave të kryer deri në momentin e revokimit nuk preket nga revokimi.

E drejta e ankimit pranë autoritetit monitorues përgjegjës

Në rastin e shkeljeve ligjore për sa i përket mbrojtjes së të dhënave, personi i prekur posedon të drejtën e ankimit pranë autoritetit përgjegjës monitorues. Autoriteti monitorues përgjegjës në çështjet ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave është komisioneri i mbrojtjes së të dhënave i landit federal, në të cilin ndërmarrja juaj ka selinë. Një listë të komisionerëve për mbrojtjen e të dhënave si dhe të dhënat e tyre të kontaktit mund ta shihni te linku i mëposhtëm: https://www.bfdi.bund.de/DE/Infothek/Anschriften_Links/anschriften_links-node.html.
SSL- bzw. TLS-Verschlüsselung

Për arsye sigurie, dhe për mbrojtjen e transmetimit të përmbajtjeve konfidenciale, si për shembull të porosive ose kërkesave, të cilat ju na i dërgoni neve si ofrues i faqes, faqja përdor një kriptim SSL ose TLS. Lidhjen e kriptuar ju e dalloni për faktin se rreshti i adresës së Browser kalon nga “http://” në “https://” dhe te simboli i drynit në rreshtin e Browser tuaj.

Nëse është aktivizuar kriptimi SSL ose TLS, të dhënat të cilat ju na i transmetoni neve, nuk mund të bashkë-lexohen nga palë të treta.
Informimi, bllokimi, fshirja

Në kuadrin e përcaktimeve ligjore ju posedoni në çdo kohë të drejtën për një informim pa pagesë në lidhje me të dhënat tuaja personale të ruajtura, prejardhja e tyre dhe marrësi i tyre dhe qëllimin e përpunimit të të dhënave dhe ndoshta edhe të drejtën për korrigjimin, bllokimin ose fshirjen e këtyre të dhënave. Në lidhje me këtë gjë ose me pyetje të tjera mbi temën e të dhënave personale mund të lidheni me ne në çdo kohë në adresën e dhënë në kreun e faqes.
Kundërshtimi i postës së reklamave

Përdorimi i të dhënave të publikuara të kontaktit në kuadrin e detyrimit të shfaqjes së tyre në kreun e faqes për dërgimin e reklamave dhe materialeve informuese që nuk janë kërkuar qartësisht kundërshtohet këtu. Operuesit e faqeve rezervojnë qartësisht hapa ligjor në rastin e dërgimit pa e kërkuar një gjë të tillë të informacioneve reklamuese, për shembull me anën e Spam-E-Mail-eve.

3. Personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave

Isak Neziri
Lotte-Branz-Str. 8
80939 München

Telefon: +49 (0) 89 60 03 40 27
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

4. Regjistrimi i të dhënave në faqen tonë të uebit

Cookies

Faqet e internetit përdorin pjesërisht të ashtuquajturit Cookies. Cookies nuk shkaktojnë dëme në kompjuterin tuaj dhe nuk përmbajnë viruse. Cookies shërbejnë për ta bërë ofertën tonë sa më të këndshme për përdoruesin, sa më efektive dhe sa më të sigurt. Cookies janë skedarë të vegjël teksti, të cilat ruhen në kompjuterin tuaj dhe të cilat i ruan Browser-i juaj.

Cookies që përdoren më shpesh nga ana jonë janë të ashtuquajturit “Session-Cookies”. Ato fshihen automatikisht në fund të vizitës tuaj. Cookies të tjera qëndrojnë të ruajtura në pajisjen tuaj fundore deri sa ju ti fshini ato. Këto Cookies na mundësojnë neve, që ta dallojmë përsëri Browser-in tuaj herën tjetër.

Ju mund ta konfiguroni Browser-in tuaj në atë mënyrë, që ju të informoheni mbi vendosjen e Cookies dhe ti lejoni Cookies vetëm në raste të veçanta, të përjashtoni pranimin e Cookies vetëm për raste të caktuara ose në përgjithësi si dhe të aktivizoni fshirjen automatike të Cookies gjatë mbylljes së Browser-it.  Në rastin e çaktivizimit të Cookies, funksionaliteti i kësaj faqe uebi mund të jetë i kufizuar.

Cookies, të cilat janë të nevojshëm për kryerjen e procesit elektronik të komunikimit ose për vënien në dispozicion të funksioneve të caktuara, që nuk dëshirohen nga ana juaj (p.sh. koshi i shportës së mallrave), ruhen bazuar në nenin 6 paragrafi 1 shkronja f e DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave). Operuesi i faqes së uebit ka një interes të justifikuar për ruajtjen e Cookies për vënien në dispozicion në mënyrë të optimizuar dhe pa gabime teknike të shërbimeve të tij. Për sa kohë ruhen Cookies të tjera (p.sh. Cookies për analizimin e sjelljes tuaj gjatë lundrimit), ato do të trajtohen në mënyrë të veçantë në këtë deklaratë të privatësisë.
Skedarët log të serverit

Ofruesi i faqeve vlerëson dhe ruan automatikisht informacione në të ashtuquajturit skedarët log të serverit, të cilat Browser-i juaj na i transmeton neve automatikisht.

Ato janë:

Tipi i Browser-it dhe versioni i Browser-it
sistemi i operimit i përdorur
Referrer URL
Hostname i kompjuterit që kërkon aksesin
Ora e kërkesës në server
Adresa IP

Bashkimi i këtyre të dhënave me burime të tjera të dhënash nuk kryhet.

Bazë për përpunimin e të dhënave është neni 6 paragrafi 1 shkronja f e DSGVO  (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave), i cili lejon përpunimin e të dhënave për përmbushjen e një kontrate ose të masave para-kontraktuale.

Formulari i kontaktit

Nëse ju na dërgoni neve kërkesa me formular kontakti, të dhënat tuaja nga formulari i kërkesës bashkë me të dhënat e kontaktit që ju keni deklaruar atje ruhen te ne me qëllim përpunimin e kërkesës dhe për rastin e pyetjeve të mëtejshme. Këto të dhëna ne nuk i transferojmë më tej pa miratimin tuaj.

Përpunimi i të dhënave të deklaruara në formularin e kontaktit kryhet në këtë mënyrë vetëm bazuar në miratimin tuaj (neni 6 paragrafi 1 shkronja a DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave)). Ju mund ta revokoni në çdo kohë këtë miratim. Për këtë gjë mjafton një njoftim formal me E-Mail drejtuar te ne. Ligjshmëria e proceseve për përpunimit e të dhënave të kryera deri në momentin e revokimit nuk preket nga revokimi.

Të dhënat e deklaruara nga ana juaj në formularin e kontaktit mbeten te ne, deri sa ju kërkoni nga ne që ato të fshihen, revokoni miratimin tuaj për ruajtjen ose qëllimi për ruajtjen e të dhënave bie poshtë (p.sh. pas përfundimit të përpunimit të kërkesës tuaj). Përcaktimet detyruese ligjore – sidomos afatet e ruajtjes – nuk preken.
Përpunimi i të dhënave (të dhënat e klientëve dhe kontratave)

Ne vlerësojmë, përpunojmë dhe përdorim të dhëna personale vetëm për sa kohë ato janë të domosdoshme për arsyetimin, organizimin në përmbajtje ose ndryshimin e marrëdhënies ligjore (të dhëna ekzistuese). Kjo gjë kryhet bazuar në nenin 6 paragrafi 1 shkronja b e DSGVO  (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave), i cili lejon përpunimin e të dhënave për përmbushjen e një kontrate ose të masave para-kontraktuale. Të dhënat personale mbi përdorimin e faqeve tona të internetit (të dhënat e përdorimit) ne i vlerësojmë, përpunojmë dhe përdorim vetëm për sa kohë një gjë e tillë është e nevojshme, për ti mundësuar ose faturuar përdoruesit përdorimin e shërbimit.

Të dhënat e vlerësuara të klientit fshihen pas përfundimit të kontratës ose përfundimit të marrëdhënies së biznesit. Afatet ligjore të ruajtjes nuk preken.
Transmetimi i të dhënave në rastin e lidhjes së kontratës për shërbime dhe përmbajtje digjitale

Ne i transferojmë të dhëna personale palëve të treta vetëm atëherë, nëse kjo gjë është e domosdoshme në kuadrin e zbatimit të kontratës, për shembull te instituti kreditor të ngarkuar me procesimin e pagesave.

Një transferim tjetër i të dhënave nuk kryhet ose kryhet vetëm atëherë, nëse ju e keni miratuar shprehimisht transferimin. Kalimi i të dhënave tuaja te palë të treta pas miratim të shprehur, për shembull për qëllime reklamash, nuk kryhet.

Bazë për përpunimin e të dhënave është neni 6 paragrafi 1 shkronja b e DSGVO  (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave), i cili lejon përpunimin e të dhënave për përmbushjen e një kontrate ose të masave para-kontraktuale.

5. Tools e analizës dhe reklamat

Google Analytics

Kjo faqe përdor funksione të shërbimit të analizës së reklamave Google Analytics. Ofruesi është Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA.

Google Analytics përdor të ashtuquajturit “Cookies”. Këto janë skedarë teskti, të cilët ruhen në kompjuterin tuaj dhe të cilët mundësojnë një analizë të përdorimit të faqes së uebit nga ju. Informacionet e gjeneruara nga Cookie mbi përdorimin tuaj të kësaj faqe uebi transmetohen normalisht te një server i Google në SHBA dhe ruhen atje.

Ruajtja e Google-Analytics-Cookies kryhet bazuar në nenin 6 paragrafi 1 shkronja f DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave). Operuesi i faqes së uebit ka një interes të justifikuar tek analiza e sjelljes së përdoruesit, për të optimizuar si ofertën e reklamave ashtu edhe reklamën e tij.

Anonimizimi i IP

Ne kemi aktivizuar në këtë faqe uebi funksionin anonimizimi i IP. Në këtë mënyrë adresa juaj IP shkurtohet nga Google brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ose në vende të tjera kontraktuale të marrëveshjes mbi hapësirën ekonomike evropiane para transferimit në SHBA. Vetëm në raste të veçanta transmetohet adresa e plotë IP te një server i Google në SHBA dhe shkurtohet atje. Me porosi të operuesit të kësaj faqe uebi Google do ti përdorë këto informacione, për të vlerësuar përdorimin tuaj të faqes së uebit, për të krijuar raporte mbi aktivitetet e faqes së uebit dhe për të ofruar shërbime të tjera kundrejt operuesit të faqes së uebit që lidhen me përdorimin e faqes së uebit dhe me përdorimin e internetit. Adresa IP e transmetuar në kuadrin e Google Analytics nga Browser-1 juaj nuk bashkohet me të dhëna të tjera të Google.

Browser Plugin

Ju mund ta pengoni ruajtjen e Cookies përmes një cilësimi përkatës të softuerit të Browser-it tuaj; por ne ju tërheqim vëmendjen që ju në këtë rast mund të ndodhë që mund të mos i përdorni plotësisht të gjitha funksionet e kësaj faqe uebi. Për më tepër ju mund të pengoni regjistrimin e të dhënave të gjeneruara nga Cookie dhe që i referohen përdorimit tuaj të faqes së uebit (duke përfshirë adresën tuaj IP) që i dërgohen Google si dhe të pengoni përpunimin e këtyre të dhënave nga Google, duke shkarkuar dhe instaluar Browser-Plugin të disponueshëm në linkun e mëposhtëm: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de.

Kundërshtimi i regjistrimit të të dhënave

Ju mund të pengoni regjistrimin e të dhënave tuaja nga Google Analytics, duke klikuar mbi linkun e mëposhtëm. Vendoset një Opt-Out-Cookie, i cili pengon regjistrimin e të dhënave tuaja gjatë vizitave në të ardhmen të kësaj faqe uebi: Çaktivizimi i Google Analytics.

Më shumë informacione mbi trajtimin e të dhënave të përdoruesve te Google Analytics gjeni në deklaratën e privatësisë të: https://support.google.com/analytics/answer/6004245?hl=de.

Përpunimi i të dhënave të porosisë

Ne kemi lidhur me Google një kontratë për përpunimin e të dhënave të porosisë dhe i zbatojmë plotësisht detyrimet e rrepta të autoriteteve gjermane për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit të Google Analytics.

Karakteristikat demografike te Google Analytics

Faqja e uebit përdor funksionin “karakteristikat demografie” të Google Analytics. Në këtë mënyrë mund të gjenerohen raporte, të cilat përmbajnë deklarime mbi moshën, gjininë dhe interesat e vizitorëve të faqes. Ato rrjedhin nga reklamat që lidhen me interesat e Google si dhe nga të dhënat e vizitorëve të palëve të treta ofruese. Këto të dhëna nuk mund ti caktohen një personi të caktuar. Ju mund ta çaktivizoni këtë funksion në çdo kohë përmes cilësimeve të tregimeve në llogarinë tuaj Google ose të ndaloni në përgjithësi regjistrimin e të dhënave tuaja nga Google Analytics siç është paraqitur në pikën “Kundërshtimi i regjistrimit të të dhënave”.

6. Kontakti

Në rastin e kontaktit me ne (p.sh. me formular kontakti, E-Mail, Telefon ose përmes mediave sociale) përpunohen të dhënat e përdoruesit për përpunimin e kërkesës së kontaktit dhe procesimin e tyre sipas nenit 6 paragrafi 1 shkronja b) DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave). Deklarimet e përdoruesve mund të ruhen në një Customer-Relationship-Management System ("CRM System") ose në organizata të ngjashme për menaxhimin e kërkesave.

Ne i fshijmë kërkesat, nëse ato nuk janë më të domosdoshme. Ne kërkojmë domosdoshmërinë çdo dy vjet; Për më tepër vlejnë detyrimet ligjore të arkivimit.

Administrimi, kontabiliteti financiar, organizimi i zyrës, menaxhimi i kontakteve
Ne përpunojmë të dhëna në kuadri e proceseve të administrimit si dhe organizimit të ndërmarrjes tonë, të kontabiliteti financiar dhe respektimit të detyrimeve ligjore, si p.sh. të arkivimit. Në këtë kuadër ne përpunojmë të njëjtat të dhëna, të cilat ne përpunojmë në kuadrin e ofrimit të shërbimeve tona kontraktuale. Bazat e përpunimit janë neni 6 paragrafi 1 shkronja c. e DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave), neni 6 paragrafi 1 shkronja f. DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave). Nga përpunimi preken klientët, të interesuarit, partnerët e biznesit dhe vizitorët e faqes së uebit. Qëllimi dhe interesi jonë te përpunimi qëndron te administrimi, kontabiliteti financiar, organizimi i zyrave, arkivimi i të dhënave, pra detyra që i shërbejnë ruajtjes së aktiviteteve tona të biznesit, kryerjen e detyrave tona dhe ofrimit të shërbimeve tona. Fshirja e të dhënave në lidhje me shërbimet kontraktuale dhe komunikimin kontraktual është në përputhje me deklarimet e përmendura te këto aktivitete të përpunimit.

Ne zbulojmë ose transmetojmë në këtë rast të dhëna për administratën financiare, si p.sh. konsulentët tatimor ose kontabilistët si dhe qendrat e taksave dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave.

Për më tepër, bazuar në interesat tona të biznesit ne ruajmë të dhëna mbi furnitorët, organizatorët dhe partnerë të ndryshëm biznesi, p.sh. me qëllim që të mund ti kontaktojmë ato më vonë. Këto të dhëna që lidhen kryesisht me ndërmarrjen, ne i ruajmë parimisht gjatë gjithë kohës.

Këshilla për mbrojtjen e të dhënave në proceset e aplikimit për punë

Ne i përpunojmë të dhënat e aplikantëve vetëm me qëllimin dhe në kuadrin e procesit të aplikimit në përputhje me përcaktimet ligjore. Përpunimi i të dhënave të aplikantëve kruhet për përmbushjen e detyrimeve tona (para)kontraktuale në kuadrin e procesit të aplikimit në frymën e nenit 6 paragrafi 1 shkronja b. e DSGVO  (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) nenit 6 paragrafi 1 shkronja f. e DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) për sa kohë përpunimi i të dhënave bëhet i domosdoshëm për p.sh. në kuadrin e proceseve ligjore (në Gjermani vlen gjithashtu § 26 BDSG (Ligji federal për mbrojtjen e të dhënave)).

Procesi i aplikimit për një vend pune ka si parakusht që aplikuesit të na bëjnë me dije neve të dhënat e aplikuesit. Të dhënat e nevojshme të aplikuesve janë markuar, për sa kohë ne ofrojmë një formular online. Përndryshe ato rezultojnë nga përshkrimet e pozicioneve të punës dhe normalisht këtu përfshihen të dhënat mbi personin, adresat postare dhe të kontaktit dhe dokumentet që i përkasin aplikimit, si letra e motivimit, jetëshkrimi dhe dëshmitë.  Përveç kësaj aplikuesit tanë mund të na bëjnë me dije me dëshirën e tyre informacione të tjera shtesë.

Me transmetimin e aplikimit te ne, aplikuesit deklarojnë që janë dakord me përpunimin e të dhënave të tyre me qëllimin e përdorimit në procesin e aplikimit në përputhje me llojin dhe mënyrën e paraqitur në këtë deklaratë të privatësisë.

Për sa kohë që në kuadrin e procesit të aplikimit bëhen me dije në mënyrë vullnetare kategori të veçanta të të dhënave personale në kuadrin e nenit 9 paragrafi 1 i DSGVO  (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave), përpunimi i tyre kryhet gjithashtu në përputhje me nenin 9 paragrafi 2 shkronja b e DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) (p.sh. të dhënat shëndetësore, si p.sh. karakteristika e aftësisë së kufizuar, ose prejardhja etnike). Për sa kohë që në kuadrin e procesit të aplikimit nga aplikuesit kërkohen kategori të veçanta të të dhënave personale në kuadrin e nenit 9 paragrafi 1 i DSGVO  (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave), përpunimi i tyre kryhet gjithashtu në përputhje me nenin 9 paragrafi 2 shkronja a e DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) (p.sh. të dhënat shëndetësore, nëse ato janë të domosdoshme për ushtrimin e profesionit).

Për sa kohë është vendosur në dispozicion, aplikuesit mund të na i transmetojnë neve aplikimet e tyre me anën e një formulari online në faqen tonë të uebit. Të dhënat kriptohen dhe transmetohen te ne në përputhje me standardit më të mira të teknologjisë.
Për më tepër aplikuesit mund të na i transmetojnë neve aplikimet e tyre përmes E-Mail-it. Por në këtë rast ne ju lutemi që ti kushtoni vëmendje faktit që E-Mail-et parimisht nuk dërgohen të kriptuar dhe që aplikuesit duket të kujdesen vetë për kriptimin. Prandaj ne nuk mund të marrim përsipër asnjë përgjegjësi për rrugën e transmetimit të aplikimit ndërmjet dërguesit dhe marrjes në serverin tonë, dhe këshillojmë për këtë arsye që të përdorni më mirë një formular online ose dërgimin me postë. Pasi përveç aplikimit përmes formularit online dhe E-Mail-it, aplikuesit vazhdon të posedojnë mundësinë, që të na e dërgojnë aplikimin e tyre në rrugë postare.

Të dhënat e vendosura në dispozicion nga aplikuesit, në rastin e një aplikimi të suksesshëm, mund të përpunohen më tej nga ne me qëllimin e marrëdhënies së punësimit. Përndryshe, për sa kohë aplikimi për një vend pune nuk është i suksesshëm, të dhënat e aplikuesve fshihen. Të dhënat e aplikuesve fshihen gjithashtu, nëse një aplikim tërhiqet, gjë për të cilën kandidatët janë të autorizuar që ta kryejnë në çdo moment.

Fshirja kryhet, duke ju nënshtruar një revokimi të justifikuar të kandidatëve, pas kalimit të një periudhe kohore prej gjashtë muajsh, në mënyrë që ne mund ti përgjigjemi çdo pyetje vijuese në lidhje me aplikimin dhe që të mund të përmbushim detyrimet tona për ofrimin e provave që ne përmbushim detyrimet e ligjit për trajtimin e barabartë. Faturat për kompensimin e shpenzimeve të mundshme të udhëtimit arkivohen në përputhje me detyrimet ligjore tatimore.

Hosting dhe dërgimi i E-Mail-eve

Shërbimet e hosting që ne kemi marrë përsipër shërbejnë vënies në dispozicion të shërbimeve të mëposhtme: Shërbimet e infrastrukturës dhe platformës, kapacitetet e përpunimit të të dhënave, memoria dhe shërbime bazash të dhënash, shërbime sigurie si dhe shërbime teknike të mirëmbajtjes, të cilat ne i përdorim me qëllimin e operimit të këtij shërbimi online.

Në këtë kuadër ne, ose ofruesit tanë të hosting përpunojmë të dhëna ekzistuese, të dhëna kontakti, të dhëna përmbajtje, të dhëna kontraktuale, të dhëna të përdorimit, metadata dhe të dhëna komunikimi të klientëve, të interesuarve dhe vizitorëve të këtij shërbimi online bazuar në interesat tona të justifikuara për një vënie në dispozicion efikase dhe të sigurt të këtij shërbimi online në përputhje me nenin 6 paragrafi 1 shkronja f e DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) në lidhje me nenin 28 të DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) (Lidhja e një kontrate për procesimin e një porosie).

7. Vlerësimi i të dhënave të aksesit dhe i logfiles

Ne, ose ofruesit tanë të hosting, vlerësojmë bazuar në interesat tonë të justifikuara në frymën e nenit 6 paragrafi 1 shkronja f. i DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) të dhëna mbi çdo akses në serverin, në të cilin gjendet ky shërbim (të ashtuquajturat serverlogfiles). Te të dhënat e aksesit përfshihen emri i faqes së uebit të thirrur, skedari, data dhe ora e thirrjes, sasia e transmetuar e të dhënave, njoftimi për thirrjen e suksesshme, lloji i browser-it bashkë me versionin, sistemi i operimit i përdoruesit, Referrer URL (faqja që keni vizituar më parë), adresa I dhe operatori që bën kërkesën.

Formacionet e logfile për arsye sigurie (p.sh. për zbulimin e akteve të abuzimit ose mashtrimit) ruhen për një kohëzgjatje maksimale prej 7 ditësh dhe më pas fshihen. Të dhënat, ruajtja e mëtejshme e të cilave është e domosdoshme për qëllime prove, janë të përjashtuara nga fshirja deri në sqarimin përfundimtar të aktit përkatës.

8. Plugins dhe Tools

YouTube

Faqja jonë e uebit përdor Plugins të faqes së operuar nga Google YouTube. Operuesi i faqeve është YouTube, LLC, 901 Cherry Ave., San Bruno, CA 94066, SHBA.

Nëse ju vizitoni një nga faqet tona të pajisura me YouTube-Plugin, krijohet një lidhje me serverat e YouTube. Në këtë rast i bëhet me dije serverit të YouTube, se cilën nga faqet tona keni vizituar ju.

Nëse ju jeni loguar në llogarinë tuaj në YouTube, ju i mundësoni YouTube, që t’ia caktojë sjelljen tuaj gjatë lundrimit në internet profilit tuaj personal. Ju mund ta evitoni këtë gjë, duke i çloguar nga llogaria juaj në YouTube-Account.

Përdorimi i YouTube kryhet në interes të paraqitje përkatëse të shërbimeve tona online. Kjo parqet një interes të justifikuar në frymën e nenit 6 paragrafi 1 shkronja f e DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave).

Informacione të tjera në lidhje me trajtimin e të dhënave të përdoruesve gjeni në deklaratën e privatësisë të YouTube në: https://www.google.de/intl/de/policies/privacy.

Google Web Fonts

Kjo faqe përdor paraqitjen e standardizuar të llojeve të shkrimeve të ashtuquajturit Web Fonts, të cilat vendosen në dispozicion nga Google. Në rastin e thirrjes së një faqeje, Browser-i juaj ngarkon Web Fonts e nevojshme në Browsercache tuaj, për të treguar tekste dhe lloje shkrimesh në mënyrë të saktë.

Me këtë qëllim Browser-i i përdorur nga ana juaj duhet të lidhet me serverat e Google. Në këtë mënyrë Google merr informacion mbi faktin, që përmes adresë tuaj IP u thirr faqja jonë e uebit. Përdorimi i Google Web Fonts kryhet në interes të paraqitje të standardizuar dhe tërheqëse të shërbimeve tona online. Kjo parqet një interes të justifikuar në frymën e nenit 6 paragrafi 1 shkronja f e DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave).

Nëse Browser-i juaj nuk i mbështet Web Fonts, se si përdoret një shkrim standard nga kompjuteri juaj.

Informacione të tjera mbi Google Web Fonts gjeni në https://developers.google.com/fonts/faq dhe në deklaratën e privatësisë të: https://www.google.com/policies/privacy/.

Google ReCaptcha

Ne lidhim funksionin e dallimit të Bots, p.sh. në rastin e futjes së të dhënave në formularë online ("ReCaptcha") të ofruesit Google LLC, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA. Deklarata e privatësisë: https://www.google.com/policies/privacy/, Opt-Out: https://adssettings.google.com/authenticated.

Google Maps

Ne lidhim hartat e shërbimit “Google Maps” të ofruesit Google LLC, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA. Te të dhënat që duhen përpunuar mund të përfshihen sidomos adresat IP dhe të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve, por të cilat nuk mund të vlerësohen pa miratimin e tyre (në rastin normal ato kryhen në kuadrin e cilësimeve të pajisjeve tuaja celulare). Të dhënat mund të përpunohen në SHBA. Deklarata e privatësisë: https://www.google.com/policies/privacy/, Opt-Out: https://adssettings.google.com/authenticated.

Përdorimi i Facebook Social Plugins

Bazuar në interesat tona të justifikuara (që do thotë interesi për analizën, optimizimin dhe operimin ekonomik të shërbimeve tona online në frymën e nenit 6 paragrafi 1 shkronja f. DSGVO (Rregullorja bazë për mbrojtjen e të dhënave) ) ne përdorim Social Plugins ("Plugins") të rrjetit social facebook.com, që operohet nga Facebook Ireland Ltd., 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë ("Facebook"). Këto plugins mund të paraqesin elemente ndërvepruese ose përmbajtje (p.sh. video, grafika ose publikime në tekst) dhe dallohen te një nga logot e Facebook („f“ e bardhë mbi kutizën blu, te termat "Like", "më pëlqen" ose shenja e „gishtit lartë“) ose janë markuar me shtesën "Facebook Social Plugin". Lista dhe pamja e Facebook Social Plugins mund të shihet këtu: https://developers.facebook.com/docs/plugins/.

Facebook është certifikuar me marrëveshjen Privacy-Shield dhe ofron në këtë mënyrë një garanci, që do të respektojë të drejtën evropiane për mbrojtjen e të dhënave (https://www.privacyshield.gov/participant?id=a2zt0000000GnywAAC&status=Active).

Nëse një përdorues thirr një funksion të këtij shërbimi online, që përmban një Plugin të tillë, pajisja krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me serverat e Facebook. Përmbajtja e Plugin transmetohet nga Facebook direkt te pajisja e përdoruesit dhe bashkohet nga ky te shërbimet online. Gjatë këtij procesi nga të dhënat e përpunuara mund të krijohen profile përdorimi të përdoruesve. Prandaj ne nuk kemi asnjë ndikim mbi gamën e të dhënave, të cilat i vlerësohen nga Facebook me ndihmën e këtij Plugin dhe prandaj i informon përdoruesit në përputhje me nivelin tonë të dijeve.

Nëpërmjet lidhjes së Plugin Facebook merr informacionin, që një përdorues ka thirrur faqen përkatëse të ofertës origjinale. Nëse përdoruesi është loguar te Facebook, Facebook mund t’ia atribuojë vizitën llogarisë së tij në Facebook. Nëse përdoruesit ndërveprojnë me Plugins, për shembull nëse shtypni butonin Like ose jepni një koment, informacioni përkatëse transmetohet nga pajisja juaj direkt te Facebook dhe ruhet atje. Nëse një përdorues nuk është anëtar i Facebook, ekziston megjithatë mënyrë, që Facebook ta mbajë dhe regjistrojë adresën e tij IP. Sipas Facebook në Gjermani ruhet vetëm një adresë IP e anonimizuar.

Qëllimi dhe gama e përpunimit të të dhënave dhe përpunimi dhe përdorimi i mëtejshëm i të dhënave nga Facebook si dhe të drejtat dhe mundësitë e konfigurimit që lidhjen me këtë gjë për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesit, mund ti shohin ato te udhëzimet për mbrojtjen e të dhënave të Facebook: https://www.facebook.com/about/privacy/.

Nëse një përdorues është anëtar i Facebook dhe nuk dëshiron që Facebook të grumbullojë të dhëna mbi atë përmes këtij shërbimi online dhe ti ndërthurë ato me të dhënat e tij të anëtarësisë të ruajtur në Facebook, duhet që ai të çlogohet në Facebook para përdorimit të shërbimit tonë online dhe të fshijë Cookies të tij. Cilësime dhe kundërshtime të tjera për përdorimin e të dhënave për qëllime reklamash janë të mundura brenda cilësimeve të profilit të Facebook: https://www.facebook.com/settings?tab=ads ose përmes faqes amerikane http://www.aboutads.info/choices/ ose faqes së BE-së http://www.youronlinechoices.com/. Cilësimet kryhen të pavarura nga platforma, që do të thotë ato merren përsipër nga të gjitha pajisjet, si kompjuterët desktop ose pajisjet celulare.

Google+

Brenda shërbimit tonë online mund të lidhen funksione dhe përmbajtje të Plattform Google+, të ofruara nga Google LLC, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA („Google“). Këtu mund të bëjnë pjesë p.sh. përmbajtje si fotografi, video ose tekste dhe butona, me të cilat përdoruesi mund të shpërndaje përmbajtje të këtij shërbimi online brenda Twitter. Për sa kohë përdoruesit janë anëtarë të platformës Google+, Google mund ti atribuojë thirrjen e përmbajtjeve dhe funksioneve të përmendura më sipër profileve të atjeshme të përdoruesve.

Google është certifikuar me marrëveshjen Privacy-Shield dhe ofron në këtë mënyrë një garanci, që do të respektojë të drejtën evropiane për mbrojtjen e të dhënave (https://www.privacyshield.gov/participant?id=a2zt000000001L5AAI&status=Active). Informacione të tjera mbi përdorimin e të dhënave nga ana e Google, mundësitë e konfigurimit dhe kundërshtimit, i gjeni te deklarata e privatësisë së Google (https://policies.google.com/technologies/ads) si dhe te cilësimet për paraqitjen e përmbajtjeve që shfaqen për reklama nga Google (https://adssettings.google.com/authenticated).

Ⓒ efa Dienstleistung All Rights Reserved.

efa Dienstleistung GmbH
Lotte-Branz-Str. 8
80939 München
Deutschland

Telefon: +49 (0) 89 60 03 40 27
Fax:+49 (0) 89 60 03 40 28