efa Dienstleistung siguron shikimin përtej – me pastrimin e specializuar të të gjitha sipërfaqeve të xhamave në pjesën e brendshme dhe të jashtme. Nuk ka rëndësi nëse janë dritare të vogla në banesa private ose dritare godinash zyrash të formatit të madh, të gjitha sipërfaqet e xhamit i përkasin shërbimeve tona. E mundur natyrisht edhe me korniza dritaresh.
Punonjësit tanë të trajnuar posaçërisht për këtë gjë kujdesen për një pamje jo të turbullt dhe përveç kësaj i trajtojnë edhe veshjet e anodizuara dhe kornizat metalike në përputhje me rregullat dhe duke ruajtur vlerën e tyre. Nga muret prej xhami të shtresëzuar / veshur me plastmasë deri te kornizat e fotografive - ekspertët tanë e kryejnë me kënaqësi këtë punë për ju. Vetëm na thoni se sa shpesh dëshironi ti pastroni sipërfaqet prej xhami.
Përveç të tjerave ne ofrojmë edhe:
Pastrimin e perdeve
Natyrisht që ne nuk e harrojmë edhe mbrojtjen tuaj kundrejt diellit. Ne i pastrojmë perdet nga brenda dhe nga jashtë në përputhje me rregullat, duke mbrojtur mjedisin dhe duke ruajtur vlerën e tyre. Cilindri jonë furçë pastron me shpejtësi dhe shumë mirë perde të jashtme me gjerësi deri në 100 mm direkt në godinë (duke përfshirë edhe rripat e tërheqjes dhe të shkallëzuar).
Pastrimi i sistemeve diellore Ndotja mund ta ulë shumë efikasitetin e sistemeve fotovoltaike. Ne kujdesemi për këtë gjë.
Ⓒ efa Dienstleistung All Rights Reserved.
efa Dienstleistung GmbH Lotte-Branz-Str. 8 80939 München Deutschland